Lajme
Numri i ri i magazinës albinfo.ch, në shenjë të “heronjve të pandemisë”
Edhe numri aktual i magazinës ka për temë bosht pandeminë, gjegjësisht luftimin e saj
Nga sot, lexuesit do ta kenë në duar numrin më të ri, të muajit maj, të magazinës albinfo.ch. Ky numër vjen sërish në formatin standard, të shtypur, pas atij të prillit, që, për rrethana të njohura, u desh të dilte vetëm në versionin online gjegjësisht digjital.
Edhe në kohën kur ky numër është dërguar për shtyp, ashtu si dhe tani, kur po e bëjmë këtë shënim, vazhdojnë të vlejnë gjithandej masat e pandemisë, ndonëse të zbutura në një masë të konsiderueshme. Për këtë arsye edhe numri aktual i magazinës ka për temë bosht pandeminë, gjegjësisht luftimin e saj.
Tema si: portrete mjekësh dhe infermierësh shqiptarë të Zvicrës e të Kosovës që janë përballur me koronavirusin, njerëzish dhe familjesh që kanë pësuar nga pandemia, duke humbur familjarë, në Zvicër ose në atdhe, rrëfime njerëzore për pësimet nga më të ndryshmet që kanë ardhur po ashtu nga virusi në fjalë, janë në fokus të këtij numri.
Sigurisht, vendi i nderit këtu i takon kategorisë më të prekur nga pandemia: mjekëve dhe personelit shëndetësor. Ata janë “Heronjtë tanë”, siç i kemi emërtuar edhe në ballinë të numrit aktual
Po kështu segmentit ekonomik të pësimeve të shkaktuara nga pandemia, magazina albinfo.ch i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme. Këtë temë, ndikimin e koronavirusit në ekonominë zvicerane, e rrah edhe editoriali ynë, i shkruar nga një ekspert shqiptar i Zvicrës, ashtu si dhe barometri mbi shkallën e dëmeve që kanë pësuar bizneset shqiptare në Zvicër.
Magazina albinfo.ch vjen edhe me rubrikat e saj standarde që u kushtohen tematikave tjera jetësore, me fokus në jetën e diasporës.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë













