Koronavirusi: çast pas çasti
Karantinë 14-ditore për të gjithë ata që hyjnë në Britani të Madhe
Ata që nuk i përmbahen izolimit 14-ditor mund të presin një gjobë prej 1000 £ (rreth 1180 franga).
Qeveria britanike do të fusë në fuqi detyrimin për një karantinë dy-javore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend. Rregulli i ri hyn në fuqi nga 8 qershori, shkruan srf duke iu referuar mediave britanike.
Ajo është menduar si një masë që do të parandalojë futjen nga jashtë të infeksioneve me koronavirus dhe shkaktimin e një vale të dytë, ka thënë ministri i brendshëm, Priti Patel në Londër.
Në të ardhmen, udhëtarët që vinë nga jashtë, do të duhet të lënë adresën dhe detajet e kontaktit të tyre që me të hyrë në kufi, transmeton albinfo.ch. Ata që nuk i përmbahen izolimit 14-ditor mund të presin një gjobë prej 1000 £ (rreth 1180 franga).
Karantina duhet të zbatohet për të gjithë udhëtarët, pavarësisht nga shtetësia e tyre. Vetëm disa grupe profesionale si shoferë kamioni dhe punëtorë të korrjeve-vjeljeve në bujqësi, si dhe udhëtarët nga Irlanda, Ishulli i Manit dhe Ishujt e Kanalit janë të përjashtuar nga kjo masë.
Kompanitë ajrore britanike kishin paralajmëruar që më parë për një masë të tillë, përcjell albinfo.ch Ato kanë frikë se, pas një detyrimi të tillë, askush nuk do të udhëtojë më në Mbretërinë e Bashkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje












