Lajme
Daniel Koch paralajmëron për një valë të dytë të infeksionit në dimër
Mundësia e një vale të dytë të infeksionit do të ketë tendencë të jetë më e lartë në vjeshtë dhe dimër, ka thënë ai në një intervistë për "Schweiz am Wochenende"
Delegati i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG) për Covid-19, Daniel Koch, shprehet i shqetësuar me rrezikun që, sipas tij paraqitet për koronavirus në kohën kur të ftohet moti.
Mundësia e një vale të dytë të infeksionit do të ketë tendencë të jetë më e lartë në vjeshtë dhe dimër, ka thënë ai në një intervistë për “Schweiz am Wochenende”.
Kjo kërcënon, sipas tij, për shkak se virusi mund të përhapet më mirë në ajër të ftohtë dhe të thatë se sa në atë të ngrohtë e të lagësht.
Për më tepër, zakonisht dukshëm më shumë njerëz kanë simptoma të ngjashme me gripin në stinët më të ftohta, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye, ata me koronavirus do të jenë më të vështirë për tu identifikuar.
Prandaj “Mr. Corona”, siç e quajnë ekspertin nga BAG, kërkon kujdes. “Ne duam të arrijmë normalitetin më të madh të mundshëm pa marrë përsipër rreziqe të mëdha, të pakontrollueshme”, ka thënë Koch.
Koch rekomandon të shmangen ngjarjet me prani masive të njerëzve, si karnavalet ose festivalet nën qiell të hapur, përcjell albinfo.ch. “Kur turma është shumë e madhe, është shumë e vështirë të kuptohet se kush e solli virusin”.
Si shembull ai ka sjellë Korenë e Jugut, ku, mbi 1.500 njerëz u desh të karantinoheshin pas një incidenti të tillë. Ky nuk mund të jetë qëllimi ynë” ka tërhequr vërejtjen Koch.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve Nxehtësia e vazhdueshme dhe thatësia e madhe kanë rritur ndjeshëm rrezikun e zjarreve, duke detyruar autoritetet... -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje














