Koronavirusi: çast pas çasti
Mali i Zi fillon rihapjen e kufijve me disa shtete në fillim të qershorit
Mali i Zi do t’i rihapë kufijtë në fillim të qershorit, vendet e para me të cilat do rihapen kufijtë janë: Kroacia, Sllovenia, Austria, Gjermania, Polonia, Republika Çeke, Hungaria, Shqipëria dhe Greqia, tha të hënën kryeministri malazez, Dushko Markoviq.
Mali i Zi, si edhe shumica e vendeve në Evropë, i ka mbyllur kufijtë në mes të muajit mars, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Markoviq tha se shtetet e përmendura më lart i plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.
“Së paku edhe dy shtete të rajonit i plotësojnë kushtet, por situata ndryshon nga dita në ditë. Ka mundësi që t’i hapim kufijtë edhe me disa shtete të rajonit, por varet se si do të jetë situata kur urdhri të hyjë në fuqi”, tha Markoviq.
Të huajve që do të hyjnë në Mal të Zi, nuk do t’iu kërkohet testim i posaçëm, porse do t’iu jepen udhëzime të qarta që duhet t’i ndjekin gjatë qëndrimit në Mal të Zi.
Markoviq po ashtu tha se nga fillimi i javës së ardhshme synohet të rihapen edhe çerdhet e fëmijëve, si dhe të mundësohet që një numër i kufizuar i njerëzve t’i ndjekin ngjarjet sportive.
Mali i Zi, qysh të dielën – pas 68 ditësh nga shfaqja e rastit të parë me koronavirus – nuk ka asnjë person të sëmurë me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi.
Qysh më 5 maj, ky vend nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektimit.
“Ky është suksesi i shtetit dhe i secilit individ dhe një rezultat për të cilin mund të krenohemi, por që na detyron të vazhdojmë me përgjegjësi, në mënyrë që t’i adresojmë pasojat e krizës ekonomike. Mali i Zi është vendi i parë në Evropë që mposht virusin”, tha Markoviq.
Rastet e para me koronavirus në Mal të Zi janë shfaqur më 17 mars.
Në total, 324 persona janë infektuar; prej tyre 315 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur, shkruan REL, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Zvicër
-
Qeveria planifikon ndihma për banim edhe për pensionistët e invaliditetit Këshilli Federal i propozon Parlamentit ndryshimin e ligjit përkatës për barazimin e pensionistëve IV me pensionistët...
-
Këshilli Federal dëshiron të lehtësojë barrën mbi personelin infermieror, më pak orë pune
-
150 vdekje në klinikën e zemrës, nisin hetimet nga Spitali Universitar i Cyrihut
-
Këshilli Federal dëshiron të rrisë kuotën e punësimit për refugjatët ukrainas
-
Ish-këshilltari federal paralajmëron: Putini shënjestër do ta ketë edhe Zvicrën