Koronavirusi: çast pas çasti
Vendi model, nuk hyri asnjë ditë në karantinë
Në vend të distancës sociale, qeveria nxiti publikun të shmangë hapësirat e mbyllura
Kur u godit nga pandemia, ekspertët parashikuan që Japonia do të goditej fort nga virusi, me disa që thanë se 400,000 banorë mund të vdisnin.
Vendi nuk zbatoi asnjë karantinim dhe testoi vetëm 0.2% të popullsisë së tij.
Japonia nuk ka përdorur teknologjinë e mbikëqyrjes ashtu si vepruan Kina dhe Singapori dhe nuk përdori testime në shkallë të gjerë, siç bëri Koreja e Jugut.
E megjithatë, megjithëse të paktën 26% e popullsisë së Japonisë është mbi moshën 65 vjeç dhe në rrezik më të lartë për t’u sëmurë me koronavirus, shumica nuk u sëmurën.
Në vend të distancës sociale, qeveria nxiti publikun të shmangë hapësirat e mbyllura, vendet e mbushura me njerëz dhe mjediset e afërta, transmeton Scan.
Një listë me arsyet për historinë së suksesit të Japonisë po qarkullon nëpër rrjet, duke përfshirë kulturën e japonezëve për të veshur maska, shkallën më të ulët të mbipeshës, shtytjen për t’i mbyllur shkollat që në fillim dhe një pretendim se folësit japonezë lëshojnë më pak pështymë sesa gjuhët e tjera, përcjell albinfo.ch.
Ka faktorë kulturorë që janë të rëndësishëm: Japonia është një komb ku njerëzit janë më pak të afërt dhe preken shumë pak, është i njohur për pastërtinë dhe ka një sistem të avancuar të shëndetit publik.
Por shumica e ekspertëve thonë se nuk e dinë pse Japonia nuk u shkatërrua nga virusi, dhe ne me siguri nuk do ta dinë derisa të përfundojë pandemia.
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor















