Lajme
Covid-19 në Zvicër, sërish në “binarë normalë”: 17 të infektuar, asnjë i vdekur
17 infeksione të reja dhe asnjë viktimë, brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar sot (BAG) për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin
Pas një ngritjeje të befasishme që u shënua dje, me 32 të infektuar, sot, e shtunë, numri ka rënë sërish në “binarët” me të cilët jemi mësuar. 17 infeksione të reja brenda 24 orëve të fundit, ka raportuar sot Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) për Zvicrën dhe Lihtenshtajnin.
Dy ditë më parë kanë qenë 15 dhe ngjashëm edhe në ditët e tjera, para saj, shkruan albinfo.ch.
Lajmi i djeshëm ishte më shqetësues edhe për faktin se të njëjtën ditë u njoftua edhe për rastin e parë të dyshuar në Zvicër për vdekjen e një fëmije nga koronavirusi. Më vonë u bë e ditur se bëhej fjalë për një foshnjë, e cila infeksionin e kishte marrë në Maqedoni, transmeton albinfo.ch. Ende nuk dihet me siguri nëse shkaktari i drejtpërdrejtë i vdekjes së foshnjës ishte sëmundja Covid-19, por dihet se ajo ka qenë e infektuar edhe nga kjo, duke pasur krahas kësaj edhe sëmundje tjera.
Sipas BAG deri më sot janë 1657 viktima te konfirmuara nga koronavirusi. Ky numër ishte regjistruar dje, kur ishin raportuar 6 vdekje të reja. Ndërsa sipas worldometers.info, numri i viktimave nga covid-19 në Zvicër ka arritur në 1919, por asnjë vdekje e re nuk ka ndodhur në 24 orët e fundit.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih














