Koronavirusi: çast pas çasti
Hetime ndaj kryeministrit italian për krizën e koronës
Drejtësia italiane po përpiqet të qartësojë nëse ka pasur keqmenaxhim të mundshëm të krizës së Coronës.
A ka pasur keqmenaxhim të mundshëm të krizës së Coronës në Itali? Prokurori i Bergamos mori për këtë në pyetje kryeministrin Conte, disa ministra do të pasojnë.
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u mor në Romë për rreth tri orë në pyetje nga Prokuroria e qytetit të Bergamos, e prekur rëndë nga Corona. Marrja në pyetje u zhvillua në rezidencën e tij zyrtare në Palazzo Chigi. Në pyetje do të merren edhe ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese.
Reagim me shumë vonesë
Hetuesit nga rajoni i Lombardisë, ku gjendet edhe krahina e Bergamos me qytetin me të njëjtin emër, po hetojnë për një keqmenaxhim të mundshëm të krizës nga politikanët përgjegjës në Romë. Në Itali vazhdojnë edne hamendjet në lidhjen me shkaqet që përshpejtuan përhapjen e sëmundjes në veriun e vendit që është ekonomikisht i fortë.
Në qendër të hetimeve është sidomos çështja pse komunat Alzano Lombardo dhe Nembro në provincën e Bergamos nuk u shpallën më herët zona nën karantinë. Kjo zonë u shndërrua në qendër të pandemisë në muajin mars. Pamjet e automjeteve ushtarake të ngarkuara me arkivole të vdekurisht prej Coronës u përhap në gjithë botën.
Të afërmit e viktimave kanë ngritur rreth 50 padi kundër personave të panjohur, sepse dyshojnë për gabime administrative. Ata besojnë se shumë jetë mund të ishin shpëtuar nëse qeveria në Romë do të kishte reaguar më shpejt.
Disa ditë pas zbulimit të rastit të parë të shpërthimit të Coronës, Roma bllokoi dhjetë bashki në Lombardi, përfshirë Codogno dhe Vo në Veneto. Prokuroria tani po heton pse kjo nuk ndodhi në qytetet e tjera.
Më 8 mars Roma urdhëroi bllokimin në karantinë të Lombardisë dhe disa qyteteve në Veneto. Kjo u pasua menjëherë me vendimin për bllokimin e të gjithë Italisë, që hyri në fuqi më 10 mars dhe u lirua gradualisht në maj. Rasti i parë me sëmundjen COVID-19 u bë i njohur në qytetin Codogno rreth datës 20 shkurt.
Pak para marrjes në pyetje kryeministri pa parti Conte tha se ai ende beson se mënyra e tij e veprimit ishte e saktë. “Sepse unë i kam bazuar veprimet e mia në shkencë dhe ndërgjegje, sepse menjëherë u përfshiva, jam absolutisht i qetë”, tha ai për gazetën “Corriere della Sera”.
Deri tani në Itali janë zbuluar më shumë se 236.300 infeksione me Coronë. Sipas informacioneve zyrtare, më shumë se 34.200 vetë vdiqën nga infeksioni SARS-CoV-2. Ndërkohë autoritetet në shumë rajone pothuajse nuk po regjistrojnë më asnjë infeksion të ri.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
KQZ lejon votimin me dokumente të skaduara në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që votuesve të regjistruar për votim në përfaqësitë... -
Edona B. Kelmendi promovon në Cyrih librin “Për ata që s’u kthyen” -
“Voice of My People” rikthen në ekran historinë e Islam Alijajt – një rrëfim mbi përfaqësimin, demokracinë dhe fuqinë e angazhimit qytetar -
Feride Rushiti prezanton në Berlin përvojën e Kosovës në mbështetjen e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës -
Diaspora
Ekonomia e Kosovës mbahet nga diaspora: 313 milionë euro remitanca në tre muaj
Jeta në Zvicër
-
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore Autoritetet zvicerane të sigurisë rrugore shprehin shqetësim të madh për sjelljen e shoferëve në trafik. Sipas... -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar -
Tregu i veturave në Zvicër ngec, por interesimi për automjetet elektrike vazhdon të rritet -
Edhe policia kundër referendumi kundër emigracionit -
Parlamenti zviceran do të debatojë për konfiskimin e armëve ushtarake të papërdorura














