Kosova
Prishtina, vatra më e rrezikuar nga COVID-19 në Kosovë
87 raste të reja pozitiv me koronavirus janë raportuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Kjo është një ditë tjetër, në të cilën vendi ynë përballet me raste të shumta të të infektuarve.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit Prishtina vazhdon të jetë bindshëm zona më e prekur nga virusi COVID-19, pasi nga totali i 87 rasteve, 33 janë në kryqytet.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 33 raste, komuna e Prizrenit 7 raste, komuna e Podujevës 6 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Lipjanit 4 raste, komuna e Suharekës 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Ferizajt 3 raste, komuna e Fushë Kosovës 3 raste, komuna e Mamushës 3 raste, komuna e Skenderajt 3 raste, komuna e Vushtrrisë 3 raste, komuna e Rahovecit 2 raste, Komuna e Drenasit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik, Malishevë, Viti dhe Pejë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar rikthim të masave izoluese nëse nuk shtohet kujdesi.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi: Vritet një i ri nga Kosova, raportohet se ishte kalimtar rasti Një i ri nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri... -
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Zvicër
-
Kursimet mund të mos jenë të mjaftueshme për të financuar daljen në pension përtej jetëgjatësisë Kushdo që del në pension sot mund të duhet të financojë pensionin e tij për një... -
Zvicra rrëzohet nga froni si vendi më i shtrenjtë në Evropë -
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër













