Lajme
BE lejon hyrjen nga vendet që kanë më pak se 16 infeksione në 100.000 banorë
Për të hyrë në territorin e BE-së nga një vend i tretë, numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë brenda dy javëve të fundit duhet të jetë "afër ose nën" mesataren e BE-së
BE, të martën, më 30 qershor ka marrë vendimin për të huajt nga vendet e treta që do të lejohen të hyjnë në shtetet anëtare. Zvicra, ndonëse ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, në bazë të deklarimeve të zyrtarëve të SEM (Sekretariati Shtetëror për Migracion), pritet të adoptojë listën e njëjtë të shteteve dhe kushtet e njëjta për lejimin e hyrjes së të huajve nga kjo kategori, shkruan albinfo.ch
Për BE-në, numri i infeksioneve të reja Covid 19 gjatë 14 ditëve të kaluara do të jetë faktori kryesor në të ardhmen sa i përket zbutjes së kufizimeve për hyrjen e të huajve në vendet e BE-së. Po ashtu, trendi i virusit gjatë kohës së përmendur dhe mënyra se si shteti përkatës merret me pandeminë, duhet të luajë një rol, shkruan srf.ch.
Për të hyrë në territorin e BE-së nga një vend i tretë, numri i infeksioneve të reja për 100,000 banorë brenda dy javëve të fundit duhet të jetë “afër ose nën” mesataren e BE-së, transmeton albinfo.ch. BE e ka futur në fuqi këtë rregullore dhe sipas saj, numi është aktualisht 16 (në 100.000 banorë).
Trendi i konstatuar i rasteve të reja në të njëjtën periudhë duhet të jetë gjithashtu “i qëndrueshëm ose në rënie” në krahasim me 14 ditët e mëparshme. Masat për përcjelljen e kontakteve të personave të infektuar, numrin e testeve dhe përpjekjet e mbajtjes së kontrollit gjithashtu duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e shteteve me Covid-19, sa i përket lejimit të shtetasve për të hyrë në zonën e BE-së.
Hyrja nga zonat e prekura nuk është e mundur
Udhëtarët nga vendet që janë prekur shumë nga pandemia e koronës, aktualisht nuk mund të hyjnë fare në vendet e BE-së, përcjell albinfo.ch. Sipas të dhënave nga autoriteti shëndetësor i BE-së ECDC, në 14 ditët e fundit, në vendet si SHBA, Brazili etj. janë raportuar 120 ose më shumë raste për 100,000 banorë.
Për të frenuar pandeminë e koronavirusit, në muajin mars, të gjitha vendet e BE-së përveç Irlandës por duke përfshirë shtetet e zonës Shengen, si: Zvicra, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Islanda ishin dakorduar që fillimisht të ndalonin udhëtimet në vendet e BE-së kur atonuk ishin absolutisht të nevojshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër Pajtim Gashi: “Donim një kompani që nuk shet vetëm pajisje, por ofron besim, korrektësi dhe profesionalizëm... -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Zvicër
-
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein Historia e saj është përfaqësuese e një kohe kur burra të fuqishëm e përdornin industrinë e... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes











