Lajme
Britani: Nxënësit detyrohen të kthehen në shkolla në shtator
Pandemia COVID-19, mbylli shkollat në gjithë botën. Për të mos humbur mësimi, u aplikua mësimi online, i cili u kritikua, pasi sipas ekspertëve nuk mund zëvendësojë mësimin në shkolla.
Qeveria britanike njoftoi sot se synon të kthej në shkollë të gjithë nxënësit e Anglisë në mënyrë të detyrueshme në shtator, pasi ka pasur shumë kritika për dështimin e rikthimit të parë në klasë në kuadër të lehtësimit të masave kufizuese, përcjell albinfo.ch
“Është thelbësore që asnjë fëmijë të mos humbasë më shumë kohë nga arsimi dhe për këtë arsye, të gjithë fëmijët që mund të shkojnë në shkollë do të duhet të kthehen në shkollë”, deklaroi para Parlamentit britanik ministri i Arsimit, Gavin Ëilliamson.
“Institucionet do të duhet të punojnë me familjet në mënyrë që të sigurojnë një prani të rregullt që nga fillimi i vitit të ri shkollor”, theksoi ai, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta














