Lajme
Me koronën duhet të jetojmë deri në vitin 2022, këta janë 3 skenarët
"Pavarësisht drejt cilit skenar do të zhvillohet pandemia, ne duhet të llogarisim me faktin se ende duhet të jetojmë me koronavirus për 18 deri në 24 muajt e ardhshëm"
Studiuesit në gjithë botën po studiojnë në vazhdimësi dinamikën e përhapjes së koronavirusit për të parashikuar kështu një fund të mundshëm të pandemisë. Një gjë është e sigurt: Gjendja rreth zhvillimit të mëtejmë të koronavirusit mbetet e paqartë.
“Nuk ka ndonjë sferë kristali që do të na tregonte se çfarë na sjell e ardhmja”, thuhet në një publikim nga Qendra për Kërkim dhe Politikë të Sëmundjeve Infektive (CIDRAP) në Universitetin e Minnesota-s. “Deutsche Apothekerzeitung” ka raportuar më parë për këtë. Megjithatë, shkencëtarët amerikanë kanë zhvilluar skenarë të ndryshëm për kohëzgjatjen e pandemisë koronare, transmeton albinfo.ch.
Skenari i parë
Valë më të vogla, por në një periudhë më të gjatë
Në skenarin e parë, shpërthimi i parë i Coronës që ka ndodhur këtë pranverë, do të pasohet nga valë të mëtejshme të vogla në verë dhe në vitet në vazhdim, transmeton albinfo.ch. Por, këto valë sëmundjesh do të humbasin intensitetin e tyre qysh në vitin 2021.
Shkalla mund të ndryshojë gjeografikisht dhe varet nga cilat kufizime zbatohen në vendet përkatëse dhe se çfarë zbutjesh të masave praktikohen. Në këtë skenar, pandemia, ndonëse paraqitet e zbutur në përgjithësi, ajo gjithashtu zgjat për një kohë më të gjatë.
Skenari 2
Piku në vjeshtë të vitit 2020 me valët pasuese
Skenari i dytë i studiuesve amerikanë na pasqyron një pamje të zymtë. Një shpërthim i ri i koronës, sipas tij, do të ndodhte në vjeshtë, dhe ai do të ishte më i madh se vala e parë e infeksioneve, që tashmë e kemi parë.
Një skenar i tillë, po të ndodhë, do të kërkojë masa të reja kufizimi, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve dhe për të shmangur mbingarkesën e sistemit shëndetësor, përcjell albinfo.ch. Kjo pasohet nga një ose më shumë valë më të vogla në vitin 2021 derisa kurba të zbutet në masë të konsiderueshme. Ky model bazohet në atë të gripit spanjoll nga vitet 1918 dhe 1919.
Skenari 3
Virusi qetësohet ngadalë, pa një kulmi të ri
Pas kulmit të arritur në pranverë, skenari i tretë parashikon të ndodhin raste në vazhdimësi por pa një model të identifikueshëm në mënyrë të qartë. Sipas këtij skenari, një ngjitje e re e lartë nuk pritet më, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, edhe në këtë skenar pandemia mund të vazhdojë derisa të zhduket tërësisht në vitin 2022. Gjatë kësaj kohe virusi do të vazhdojë të çojë në sëmundje dhe vdekje.
Ndërsa ky model nuk është parë në pandemitë e mëparshme të gripit, studiuesit e marrin atë në konsideratë sa i përket Covid-19.
Përfundimi i studiuesve: Corona do të zgjasë deri në dy vjet
“Pavarësisht drejt cilit skenar do të zhvillohet pandemia, ne duhet të llogarisim me faktin se ende duhet të jetojmë me koronavirus për 18 deri në 24 muajt e ardhshëm”, transmeton albinfo.ch. Gjatë kësaj kohe, “pika të nxehta” do të vazhdojnë të shpërthejnë në rajone të ndryshme të botës”, kanë përfunduar studiuesit raportin e tyre.
Vetëm në vitin 2022 mund të arrihet imuniteti i dy të tretës së popullsisë së botës – dhe në këtë mënyrë, imuniteti global i tufës në raport me koronavirusin. Mbetet të shihet se si do të zhvillohen numrat e infeksionit në vendet e veçanta.
Sigurisht, zhvillimi i një vaksine kundër SARS-CoV-2 mund të luante një rol vendimtar dhe të ndikonte në rrjedhën e pandemisë.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? Disa propozime dhe ndryshime janë aktualisht në proces në Zvicër që mund të ndikojnë në jetën... -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice”













