Lajme
Austria ndalon aterrimin e aeroplanëve nga të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor
Nga e enjtja, avionët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja) si dhe nga Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti nuk mund të aterrojnë më në Austri
Austria ka vendosur të bëjë një zgjerim masiv të listës së vendeve nga të cilat bën ndalimin e uljes së avionëve në aeroportin Swechhat të Vjenës. Fjala është për fluturimet nga të ashtuquajturat “zona të rrezikut SARS-CoV-2”, shkrfuan agjencia APA. Deri më tani, aeroplanët nga tetë vende dhe një rajon i Italisë nuk lejoheshin të aterrojnë në Austri ndërsa tani, nga e enjtja (pasnesër) sipas një rregulloreje të re të shpallur nga Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober në listë përfshihen 18 vende.
Në këtë rregullore ka një përjashtim. Fjala është për Lombardinë Italiane, të cilën ministri e ka hequr nga lista e rrezikut, transmeton albinfo.ch. Nga ky regjion, duke filluar nga 16 korriku aeroplanët do të lejohen përsëri të fluturojnë drejtpërdrejt në Austri.
Nga e enjtja, avionët nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja) si dhe nga Bullgaria, Rumania, Republika e Moldavisë dhe Egjipti nuk mund të aterrojnë më në Austri. Ndalesa vlen njëherë për njëherë deri në fund të korrikut.
Ndërkaq, nuk do të ketë ndryshime për vendet tashmë të prekura nga ndalimi. Pra, fluturimet nga Bjellorusia, Kina, Britania e Madhe, Irani, Portugalia, Rusia, Suedia dhe Ukraina për në Austri vazhdojnë të jenë të ndaluara.
Aterrimet nga të gjitha vendet në listë mbeten të mundshme vetëm përjashtimisht në disa kategori, përcjell albinfo.ch. Aty bëjnë pjesë fluturimet në interes të Republikës së Austrisë, fluturime për transportim të mallrave, të sëmurëve, etj.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













