Maqedonia
Rezultatet jozyrtare: Nga sa ulëse do t’i kenë partitë në Maqedoni
Të drejtën e votës e ushtruan rreth 923 mijë qytetarë ose afërsisht 51 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e votuesve
Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja në përbërjen e re parlamentare do të ketë 46 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja 44, BDI-ja 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12, E Majta dy dhe PDSH-ja një deputet, tregon simulimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në bazë të rezultateve fillestare jozyrtare nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga 3.421 vendvotime të përpunuara nga gjithsej 3.480 vendvotime, shkruajnë mediat në Maqedoninë Veriore.
Nëntë partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk kanë fituar mandat deputetësh, përcjell albinfo.ch.
Koalicioni i LSDM-së ka më shumë vota 324.084 ose 36.12 për qind, përpara koalicionit të VMRO-DPMNE-së me 312.745 vota ose 34.85 për qind, BDI 101.432 ose 11.3 për qind, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 76.425 ose 8.57, E Majta 37.420 ose 4.17, ndërsa PDSH 13.563 ose 1.51 për qind.
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve janë ende vetëm herë pas here të dukshme në ueb faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili mbrëmë ra për shkak të, siç tha kreu i komisionit Oliver Derkovski, sulmeve të jashtme të hakerëve. KSHZ-ja paralajmëroi se sot, pas mbledhjes dhe përpunimit të të gjitha materialeve të arritura, do t’i komunikojë rezultatet fillestare të zgjedhjeve dhe shpërndarjen e mandateve parlamentare.
Në zgjedhjet e dhjeta parlamentare, të cilat për herë të parë në kushtet e pandemisë aktuale të koronavirusit zgjatën për tre ditë, të drejtën e votës e ushtruan rreth 923 mijë qytetarë ose afërsisht 51 për qind e votuesve të regjistruar në Listën e votuesve.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
-
Gjermani
Iu dha lamtumira e fundit dje mërgimtarit nga Gjermania që humbi jetën në vendin e punës
-
Paris
Paris: Sukses i madh i filmit “Tashko & Koço”
Jeta në Zvicër
-
Nëntë kilometra bllokim trafiku përpara tunelit Gotthard Të shtunën ka pasur sërish bllokim trafiku para portaleve të tunelit Gotthard. Udhëtarët duhej të prisnin...
-
A është e ligjshme djegia e flamurit të Zvicrës?
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra, për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Bazel: Politikanët po bëjnë thirrje për mbajtjen e fëmijëve larg celularëve
-
Transmetuesit publikë zviceranë tërhiqen nga X/Twitter