Shqipëria
50 milionë euro nga BE-ja për monumentet e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri
Shqipëria ia ka dalë të sigurojë fonde për të ndërhyrë në asetet e trashëgimisë kulturore që kanë pësuar nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.
50 milionë euro të Komisionit Evropian që do të përdoren për ndërhyrje në trashëgimi kulturore. Këtë e ka bërë të ditur pasditen e së premtes ministrja e Kulturës, Elva Margariti.
“Një lajm i shkëlqyer na vjen sot nga Komisioni Evropian, i cili ka miratuar paketën prej 100 milionë eurosh, të cilat do të shkojnë për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit. Prej tyre 50 milionë do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të dëmtuara”, ka njoftuar ajo.
Sipas Margaritit, bëhet fjalë për një premtim të mbajtur nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, me ndihmën e partnerëve strategjikë, nën moton “Rindërto më mirë”, jo vetëm që “do të mbyllet plagë e hapur, por do të ngrihet një e ardhme më e mirë për komunitetet e prekura nga tërmeti”, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Londër
Violinistja Alda Dizdari mahnit publikun londinez në koncertin në “St. James Piccadilly” Së bashku me London International Concert Orchestra dhe dirigjentin Alexander Walker, ajo solli një program me... -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Diaspora është zot shtëpie -
Foto
KUR VESHJA BËHET IDENTITET!
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie















