Lajme
Vdes John Robert Lewis, mbështetësi i të drejtave civile për afrikano-amerikanët
John Robert Lewis, mbështetës i të drejtave civile për afrikano-amerikanët dhe ligjvënës për një kohë të gjatë, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.
Kongresmeni veteran vdiq të premten pas një beteje njëvjeçare me kancerin e pankreasit.
John Lewis u shqua si drejtues i lëvizjes moderne të të drejtave civile të viteve ’50-’60.
Në moshën 23-vjeçare, ai bashkëpunoi ngushtë me Martin Luther King, Jr. dhe ishte i fundit i mbijetuar që mbajti një fjalim kryesor në Marshimin e Gushtit 1963 në Uashington, ku zoti King mbajti fjalimin e tij të famshëm “Unë kam një ëndërr”. Gjatë marshimit historik zoti Lewis i kujtoi Amerikës fuqinë e lëvizjes për të drejta civile, përcjell albinfo.ch.
“Me forcën e kërkesave tona, vendosmërinë tonë dhe numrat, do ta bashkojmë jugun e ndarë në një mijë copa në imazhin e Zotit e demokracisë. Duhet të themi: Zgjohu, Amerikë! Zgjohu! Sepse ne nuk mund të ndalemi dhe nuk mund të jemi dhe s’do të jemi të durueshëm”, tha zoti Lewis, përpara një turmë prej 250,000 vetash.
Për vdekjen e tij shkruan edhe shumë udhëheqës botërorë, duke e kujtuar si një njeri të jashtëzakonshëm.
Në një postim në Twitter presidenti Donald Trump shkruante se “lajmi i vdekjes së heroit të të drejtave civile ishte i trishtë”, duke shtuar se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump luten për të dhe familjen e tij.
Ndërsa ish-Presidenti Barack Obama tha se “jeta e Johnit ishte e jashtëzakonshme në shumë mënyra”.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














