Lajme
Maqedoni e Veriut: 96 raste të reja me COVID-19, dhjetë të vdekur
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut po shkon duke rënë, por numri i të vdekurve mbetet i madh.
Të hënën janë raportuar 96 raste të reja dhe dhjetë të vdekur brenda 24 orëve të fundit. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, katër pacientë kanë vdekur në Shkup, dy në Kumanovë dhe nga një katër qytete të tjera.
96 rastet janë konfirmuar pas testimit të 724 mostrave. Në Shkup janë 24 raste të reja, ndërsa në qytetet e tjera shifra është më e vogël se dhjetë.
Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë shëruar 61 pacientë.
Në këtë vend deri më tani janë konfirmuar 9249 raste me koronavirus. Janë shëruar 4871 persona, kanë vdekur 432 pacientë, ndërsa raste aktive janë 3946.
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten













