Koronavirusi: çast pas çasti
Gati gjysma e stafit mjekësor britanik pati Covid në kulmin e pandemisë!
Gati gjysma e punonjësve të sistemit shëndetësor britanik NHS u infektuan me Covid gjatë kulmit të epidemisë, pretendojnë shkencëtarë të rëndësishëm në vend.
Sir Paul Nurse, drejtori i Institutit Francis Crick, u tha deputetëve britanikë se “deri në 45 përqind” të punonjësve të kujdesit shëndetësor u infektuan në muajin prill. Por mungesa e testimeve sipas tij, bëri që shumë prej rasteve të mos zbuloheshin pasi një pjesë e mirë ishin asimptomatikë.
Sir Nurse tha: “Kolegët e mi e kontaktuan qeverinë në muajin mars, e i dërguan një letër ministrit Matt Hancock në prill, duke theksuar dy gjëra kryesore.Rëndësinë e testimit të rregullt, sistematik të të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë jo vetëm mjekët dhe infermierët e vijës së parë, por edhe stafin mbështetës, drejtuesit e ambulancave, ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor, infermierët e komunitetit etj.Të gjithë duheshin testuar. Në kulmin e pandemisë, hulumtimi që ne vetë realizuam tregoi se deri në 45 përqind të punonjësve të kujdesit shëndetësor, ishin të infektuar”, u shpreh ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris
Jeta në Zvicër
-
Njëmbëdhjetë të plagosur pas shpërthimit në paradën e karnavaleve në Valis Sipas raporteve, kishte një problem teknik që lidhej me një instalim në njërën nga karvanet... -
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi













