Bota
Gjermania, vendi më i admiruar në botë
Gjermania ka rrëmbyer titullin e vendit më të admiruar në botë për të tretin vit me radhë, sipas një anketimi të ri Gallop
Gjermania u dallua nga vendet e tjera të anketuara me një vlerësim prej 44 përqind, 11 pikë përqindje përpara SHBA.
Gjermania vazhdimisht ka qëndruar mbi 40 përqind që nga viti 2008, me përjashtim të vitit 2018, kur u zhyt pak në 39 përqind.
Gjermania ka dalë në vendin e parë çdo vit gjatë administrimit të Donald Trump, përcjell albinfo.ch.
Në vitet kur Barack Obama ishte president, SHBA erdhën në vendin e parë si vendi më i admiruar në botë, me përjashtim të vitit 2011, kur mezi qëndroi pas Gjermanisë.
Pasi Trump u bë president në vitin 2016, megjithatë, vlerësimet e SHBA-së u zhytën në një nivel të ulët prej 30 përqind.
Redaktori i Përgjithshëm i Gallup, Mohamed Younis tha se vendet me udhëheqje më të fortë, më të parashikueshme, dalin më së miri në sondazh. “Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e dashur ose e urryer, ka qenë një nga udhëheqësit më të parashikueshëm në periudha shumë të pasigurta në Evropë dhe rendin global,” tha ai.
Sipas një studimi të qershorit të realizuar nga ZDF ‘Politbarometer’, si Merkel ashtu edhe Partia e saj po shkojnë shumë mire, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjermania është renditur e lartë edhe në sondazhet e tjera globale. Në vitin 2019, Raportet Botërore e renditën atë si vendi i katërt më i mirë në botë, për shkak të faktorëve të tillë, si cilësia e jetës, forca ekonomike dhe inovacioni.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane Një central i ri bërthamor do të gjeneronte 1.6 miliardë CHF për ekonominë zvicerane çdo vit... -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji -
Gjeneva diskuton vendosjen e pagesës për hyrje në plazhet publike -
Vala e fundit e të nxehtit në Zvicër shkaktoi më pak viktima se ajo historike e vitit 2003 -
Fluks i madh udhëtarësh në Aeroportin e Cyrihut, priten deri në 110 mijë pasagjerë














