Lajme
Zvicër: Mbulimi mediatik rreth koronavirusit ka qenë relativisht i mirë
Media zvicerane e ka mbuluar raportimin mbi pandeminë relativisht mirë, por shumë media ishin “mjaft kritike” në fazën para bllokimit, thotë një studim i ri nga Universiteti i Cyrihut.
Në disa ditë, deri në 70% të përmbajtjes së mediave kishin të bëjnë me koronavirusin, thotë raporti i Qendrës së Kërkimit të Universitetit për Sferën Publike dhe Shoqërinë (Fög Institute). Kjo krahasohet me “mezi 10%” në debatin për klimën në vitin 2019, edhe pse klima ishte një temë kryesore e sondazheve. Rrallë herë që një temë merr një mbulim kaq intensiv, thonë autorët.
Ky raport ka paraqitur mbulimin e mediave në gjithë Zvicrën në gjysmën e parë të vitit 2020.
Media në tërësi “mban një distancë kritike nga qeveria dhe autoritetet”, zbuluan autorët. Sidoqoftë, në fazën para bllokimit kur u morën masa drastike, shumë media nuk ishin “aq kritike”.
Studimi vëren se mbulimi i pandemisë në media mbuloi një gamë të gjerë temash, përfshirë mjekësinë, politikën dhe ekonominë. Mediat shpesh thirren në ekspertë, veçanërisht virologë, epidemiologë dhe imunologë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta














