Koronavirusi: çast pas çasti
Ky shtet mposht koronavirusin, shërohet pacienti i fundit
San Marino është ndër shtetet që ka mposhtur koronavirusin. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore të këtij shteti.
Në këtë vend thuhet se pacienti i fundit, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të San Marinos, nuk ka simptoma për 48 orë dhe besohet se është shëruar plotësisht. Sipas informacioneve, kufizimet në këtë vend do të hiqen ditët në vazhdim.
Duhet theksuar se në këtë shtet zyrtarisht më nuk ka asnjë rast aktiv të infeksionit dhe se Qeveria ka njoftuar zyrtarisht se kufizimet e koronës do të hiqen, shkruajnë mediat kosovare, përcjellë albinfo.ch.
Që nga fillimi i pandemisë, ky shtet shënoi rreth 700 raste infektimi dhe 42 raste vdekjeje.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës Vendimi i Parlamentit kantonal është lënë përkohësisht në fuqi të pezulluar pas ankesave për shkelje të... -
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë -
Një valë e re të nxehti pritet javën e ardhshme në Zvicër -
Ku qëndron frangu në raport me euron dhe dollarin? -
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim













