Lajme
SHBA: Mbi 25 mijë viktima nga koronavirusi
Vdekjet nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë korrikut kanë shënuar rritje prej 25 mijë viktimave dhe rastet u dyfishuan në 19 shtete.
Shtetet e Bashkuara gjatë korrikut e çuan në 4.5 milionë numrin e infeksioneve totale në vend, me një rritje prej 69%.
Sa u përket shifrave të vdekjeve, ato në korrik u rritën 20%, në afro 154,000 në total.
Rritjet më të mëdha ishin në Florida, me mbi 310 mijë raste të reja, të pasuara nga Kalifornia dhe Teksasi me rreth 260,000 secila. Të tri shtetet panë raste të dyfishuara gjatë qershorit.
Rastet gjithashtu janë më shumë se të dyfishuara në Alabama, Alaska, Arizona, Arkansas, Georgia, Hawaii, Idaho, Mississippi, Missouri, Montana, Nevada, Oklahoma, Oregon, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Virginia West.
Shtetet e Bashkuara thyen rekordet globale një ditore, kur raportuan mbi 77 mijë raste të reja, më 16 korrik.
Pas një ngritje të shpejtë të numrit të rasteve, shpërthimi duket se po stabilizohet në Arizona, Florida dhe Teksas, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve














