Lajme
Maqedoni e Veriut: Nuk ka interesim të qytetarëve për kredi, shkak pandemia
Pandemia Covid-19 ka prekur edhe sektorin bankar në Maqedoninë e Veriut. Shumë qytetarë, të cilët kishin planifikuar të merrnin kredi, i kanë anuluar ato për shkak të situatës së krijuar.
Bankat komerciale në Maqedoninë e Veriut kanë bërë të ditur se, edhe pse kanë lehtësuar kushtet për marrjen e kredive, interesimi i qytetarëve për të marrë kredi ka shënuar rënie.
Në një anketë të realizuar nga Banka Popullore, 58 për qind e bankave komerciale janë shprehur se ka pësuar rënie të konsiderueshme interesimi i qytetarëve për të marrë kredi, përkatësish është shënuar rënie neto e kërkesës për kredi në sektorin e amvisërive.
“Rënia neto e kërkesave për kredi në sektorin e amvisërisë është në kundërshtim me pritjet e bankave gjatë çerekut të dytë, krahasuar me anketën paraprake. Gjatë çerekut të katërt, bankat presin stabilizim sa u përket kërkesave për kredi në sektorin e amvisërisë, me ç’rast pritet rritje e kërkesave”, thuhet në përfundimet e anketës së realizuar nga Banka Popullore, sa i përket aktivitetit kreditues.
Bankat komerciale në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se pandemia e koronavirusit ka bërë që një pjesë e klientëve të tyre, që kanë qenë në proces të marrjes së kredive, kanë ndaluar për një kohë të gjithë procesin, me qëllim që të shohin se si do të rrjedhë e gjithë situata, me krizën ekonomike, që e ka shkaktur pandemia.
Ndërkaq, njohësi i çështjeve ekonomike, Alaudin Zeqiri, thotë se Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, në kohë të krizës ekonomike, të shkaktuar nga pandemia, është detyruar që të ulë normat e interesit të kredive.
Sipas tij, qytetarët, por edhe bizneset nuk janë të interesuar që të marrin kredi, pasi nuk ka likuiditet.
“Nuk janë të interesuar për të marrë kredi, sepse nuk janë likuide. Do të thotë janë me të hyra të dobëta. Në një situatë kur bizneset janë në pragun minimal për dhënien e rrogave, kjo bën që edhe pse kanë hapësirë për të marrë kredi, ata nuk janë aktivë sepse informacionet e fundit thonë se çereku i fundit do të jetë më i vështiri për ekonominë nacionale të Maqedonisë së Veriut. Ata e dinë se do të kenë shumë vështirësi në pagesën e kësteve të kredive”, thotë Zeqiri.
Me fillimin e pandemisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli një dekret për të shtyrë pagesën e kredive bankare dhe këtë gjë e kanë shfrytëzuar më shumë se 70 për qind e qytetarëve.
Në bazë të të dhënave nga bankat, qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë kanë ngrirë kredi konsumatore, ndërsa një përqindje e ulët kanë ngrirë hipotekat, respektivisht kreditë banesore.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën











