Lajme
Bie shkalla e lindjeve në Gjermani
Numri i bebeve të lindur në Gjermani është ulur për herë të parë në tre vjetët e fundit, me statistika të reja që tregojnë se niveli i lindjeve po bie në 14 nga 16 shtetet federale.
Shifrat e reja nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë zbulojnë se gjithsej 778.100 foshnja kanë lindur në Gjermani në vitin 2019.
Shkalla e lindjes është ulur në 14 shtete, duke mbetur e njëjta me vitin e kaluar vetëm në Bavari dhe Bremen.
Në vitin 2016, numri i fëmijëve të lindur në Gjermani ishte në nivelin e tij më të lartë në katër dekada, kryesisht për shkak të një rritje dramatike të nivelit të lindjeve midis grave që jetonin në vend që nuk mbanin nënshtetësinë gjermane.
Mes 2018 dhe 2019 niveli i lindjeve për gratë me kombësi të huaj ra nga 2.12 në 2.06 fëmijë, mbase duke kontribuar në uljen më të madhe të lindjeve të përgjithshme. Shkalla e lindjeve për gratë me kombësi gjermane mbeti kryesisht e njëjtë.
Statistikat treguan që gratë në Gjermani kanë fëmijën e tyre të parë më vonë në jetë. Një dekadë më herët, mosha mesatare e nënave gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë ishte 28.8 vjeç.
Në vitin 2019 nënat në gjithë Gjermaninë ishin mesatarisht 30.1 vjeç në moshën e fëmijës së tyre të parë, dhe 33.2 kur lindi fëmija i tyre i tretë.
Nënat në Gjermani u renditën në vendin e nëntë për nga mosha në një krahasim të gjerë të BE-së. Nënat më të vjetra janë në Itali, ndërsa më të rejat janë në Bullgari, duke pasur fëmijën e tyre të parë me një mesatare prej 26.2 vjet, shkruan thelocal.de, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













