Kosova
Adrenalina në Rugovë!
Via Ferrata është një aktivitet që në shikim të parë duket i rrezikshëm dhe vetëm për më të guximshmit!
Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë, andaj ja vlen ta provoni! Peja ka tri Via Ferrata të vështirësive të ndryshme duke e bërë këtë aktivitet të përshtatshëm për persona nga mosha 10 vjeçare. Personi më i ri që ka ngjitur Via Ferrata në Pejë ka qenë 7 vjeç, ndërsa më i vjetri ka qenë 92 vjeç.
Via Ferrata
Via Ferrata (nga italishtja «rruga e hekurt») është një metodë e ngjitjes ku personat që ngjiten kalojnë sipër litarëve dhe shkallëve prej çeliku, çdo herë të siguruar fort në shkëmb. Me ndihmën e pajisjeve dhe guidës bëhet e mundur që edhe personat pa njohuri për teknikën e ngjitjes ta provojnë dhe ta sfidojnë veten.
Via Ferrata aktive në Pejë janë:
Via Ferrata Mat dhe Via Ferrata Ari: janë të nivelit të lehtë deri mesatar dhe ofrojnë pamje madhështore të Grykës së Rugovës. Via Ferrata Ari kalon nëpër disa shpella dhe ngjitet vertikalisht duke përfunduar me një pamje të mirë mbi kulmin e shkëmbinjve të grykës. Pas ngjitjes të pret një 30-minutësh i ecjes së bukur në pyll dhe terren shkëmbor. Via Ferrata Mat shkon horizontalisht mbi lumin e Lumbardhit dhe tërë kohën ka pamje të bukur. Ngjitja fillon duke kaluar një shpellë të shkurtër dhe përfundon te fillimi i Via Ferrata Ari, ku edhe bën të vazhdohet ngjitja e Via Ferrata Ari për personat që dëshirojnë t’i përfundojnë të dyjat.
Via Ferrata Marimangat është më e vështira në Kosovë dhe në kuadër të saj ka edhe Urën e Varur prej 60 metrash, një perlë e ndërtimit në Kosovë. Ngjitja e kësaj Via Ferrate, për ndryshim nga Ari dhe Mat, kërkon gjendje më të mirë fizike dhe psikike. Për tri orë do të ngjitesh nëpër shkallët e vendosura në shkëmb dhe do të kënaqesh me shpërthimin e adrenalinës dhe pamjet e bukura të grykës së Rugovës.
Zip Line
Lëshimi në Zip Line-in 650 metra të gjatë është simbol i Grykës së Rugovës dhe turizmit të adrenalinës në Kosovë. Zip Line ndodhet në pjesën e parë të Grykës së Rugovës, vetëm 4 kilometra larg nga qen- dra e qytetit të Pejës. Ka gjatësi 650m dhe është Zip Line i vetëm i licencuar në Ballkan. Varësisht nga moti dhe pesha e personit që lëshohet, fluturimi zgjat rreth 1 minutë. Me Zip Line fluturoni mbi rrugë, mbi lum dhe mes për mes Grykës së Rugovës duke e bërë këtë përvojë edhe më të veçantë. Adrenalina e Zip Line do të të mbetet gjatë në mendje si një nga çastet më të paharrueshme.
Foto: PPSE Kosova
Artikulli është publikuar në magazinën albinfo.ch, numrin special të verës 2020 (Qershor-Korrik)
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve