Shqipëria
Ambasada zvicerane mbështet shëndetësinë e Shqipërisë
Pandemia Covid-19 ka prekur pothuajse gjithë botën, veçmas atë të shëndetësisë, ku numri i njerëzve të prekur ka mbingarkuar të gjitha spitalet e botës.
Edhe Shqipëria, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë deri më tani janë bërë 51860 testime, nga ku 7654 janë raste pozitive, 3871 janë raste të shëruara, 3551 janë raste aktive dhe 232 qytetarë kanë humbur jetën.
Ambasada zvicerane vazhdon të japë mbështetje në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri.
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Gjenevë,s tregon se mjekët e familjes mund të jenë thelbësorë në përgjigjen ndaj COVID-19.
Postimi i plotë i ambasadës në Facebook:
Mjekët e familjes janë thelbësorë për një sistem shëndetësor efikas. Kërkuesit nga Universiteti i Gjenevës kanë kryer një studim që tregon se mjekët e familjes mund të jenë thelbësorë në përgjigjen ndaj COVID-19. Mbështetja e Zvicrës për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri përmes një projekti të tij, Projekti i Shëndetit për të gjithë (HAP) thekson këtë pikë: forcimi i kujdesit shëndetësor parësor është rruga më e mirë që duhet ndjekur. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












