Koronavirusi: çast pas çasti
Rastet e riinfektimit me COVID-19 në Evropë ngrenë dyshime për vaksinat
Dy pacientë nga Evropa është konfirmuar të martën të jenë infektuar për të dytën herë me virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19, duke ngritur dyshime lidhur me teorinë e imunizimit të tufës, në kohën kur bota po përballet me shtim të numrit të infektimeve me koronavirus.
Rastet në Belgjikë dhe Holandë, të cilat u konfirmuan vetëm një ditë pasi që një burrë në Hong-Kong u raportua të jetë prekur nga virusi rreth katër muaj e gjysmë pas shërimit nga infeksioni fillestar, janë të parat të dokumentuara të infektimit të sërishëm në botë.
Shfaqja e këtyre rasteve ka nxitur shqetësime rreth efikasitetit të vaksinave potenciale ndaj virusit, i cili deri më tani ka lënë të vdekur me qindra e mijëra persona. Mirëpo ekspertët kanë bërë të ditur se duhet të shfaqen më shumë raste të tilla të riinfektimit, në mënyrë që shqetësimet të konsiderohen si të justifikuara.
Virologu belg, Marc Van Ranst, ka bërë të ditur se rasti i konfirmuar në këtë vend është ai një gruaje, e cila fillimisht ishte prekur nga COVID-19 gjatë muajit mars dhe më pas i është ekspozuar një lloji tjetër të koronavirusit në qershor.
Rastet e tjera të riinfektimit ka shumë mundësi që të shfaqen në ndërkohë, ka thënë ai.
Van Ranst ka bërë të ditur se gruaja në të 50-t kishte të prodhuar nivel shumë të ulët të antitrupave pas infeksionit të parë, edhe pse ato mund ta kenë kufizuar sëmundjen.
Ai ka shtuar se koronavirusi i ri shfaqet shumë më stabil sesa virusi i gripit, porse është duke ndryshuar.
“Viruset pësojnë mutacione dhe kjo do të thotë se një vaksinë potenciale nuk do të jetë vaksinë që do të zgjasë përherë, për 10 vjet, mbase apo madje as pesë vjet. Njësoj sikurse në rastin e grupit, vaksina do të duhet t’u nënshtrohet ndryshimeve të rregullta”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar... -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar















