Kosova
Biznesmeni shqiptar i nominuar për çmimin “Sipërmarrësi i Vitit 2020 në Zvicër”
Është bërë e ditur se Avni Orllati, biznesmeni shqiptar në Zvicër, është një nga 15 personalitetet e nominuar si finalist për çmimin Sipërmarrësi i Vitit 2020 në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Sipas raportit të “EY Building a better working World” thuhet se çmimi Sipërmarrësi i Vitit 2020 do të ndahet këtë vit me 30 tetor në një ceremoni virtuale për shkak të pandemisë.
Duhet theksuar se Avni dhe Basri Orllati në vitin 1995 vendosën të krijojnë kompaninë e tyre “A.Orllati”. Në vitin 1997 bashkohet me kompaninë vëllai i tyre Gjevgjeti dhe krijojnë kompaninë e tyre të re Orllati S.A., duke u bërë një nga kompanitë më të mëdha zvicerane dhe në vitin 2012 transformohet në Grupin Orllati S.A, shkruan tutje albinfo.ch.
Vlen të cekët se Grupi Orllati, me më shumë se 800 punonjës, është sot një nga furnizuesit kryesorë në sektorin e ndërtimit në Zvicrën frankofone. /Albinfo.ch.

E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Bllokimet e trafikut në Zvicër në rritje Bllokimet e trafikut po ndodhin më shpesh, zgjasin më shumë dhe janë më pak të parashikueshme... -
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër?












