Lajme
Çmimet e ushqimeve, Shqipëria më e shtrenjta në rajon
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian.
Të dhënat e fundit e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka ushqimet më të shtrenjta në rajon, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi apo Bosnjë e Hercegovinën, shkruan euronews albania, përcjell albinfo.ch.
Më të lirat ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares europiane. Raporti i Eurostat nuk përfshinte asnjë të dhënë për çmimin e ushqimeve në Kosovë.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se Shqipëria ka çmimin më të shtrenjtë të mishit në rajon, në nivelin 72% të mesatares europiane.
Vendet fqinje
Kurse dy vendet e tjera fqinje, si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, çmimin e mishit e kanë më lirë se Shqipëria, respektivisht në nivelin 61.8% të mesatares së BE-së.
Pavarësisht se Shqipëria është një vend bregdetar, çmimi i peshkut rezulton më i shtrenjtë se në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria nuk kryeson vetëm në këtë pikë, por edhe te prodhimet e bulmetit. Çmimi i qumështit, djathit, por edhe i vezëve është pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian, tregues ky që dëshmon se Shqipëria prodhimet e bulmetit i ka më të shtrenjtat në rajon.
Çmimi i drithërave
Një ndryshim disi pozitiv shihet tek çmimi i drithërave dhe bukës. Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e treta në rajon, pas Malit të Zi dhe Serbisë, ndërsa ndiqet nga Maqedonia e Veriut, e cila këto produkte i ofron më lirë për qytetarët e saj.
Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit.
Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane, duke lënë pas Norvegjinë, Islandën, Danimarkën dhe Luksemburgun.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit















