Kuriozitete
Elon Musk testoi Volkswagen-in elektrik
Është bërë e ditur se gjatë një vizite në Gjermani, Elon Musk u takua me udhëheqësin e Volkswagen-it dhe testoi makinën e tyre elektrike, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se Elon Musk kohët e fundit vizitoi një fabrikë në Berlin dhe më pas u ndesh ballë për ballë me rivalin e tij kryesor, Herbert Diess. Ai u takua me udhëheqësin e Volkswagen-it në një aeroport të vogël në Brunswick dhe takimi zgjati rreth dy orë, raporton Automotive News Europe.
Me atë rast, Musk voziti VW iD.3, e cila është makina elektrike më e forta e Volkswagen-it dhe kështu rivalja më e madhe e modelit më të lirë të Tesla-s, Model 3, transmetoi Telegraf.
Elon Musk ishte i interesuar në kapacitetin e baterisë dhe teknologjinë e integruar, dhe vlerësoi ndjesinë e timonit kur testoi automjetin. Musk gjithashtu kishte mundësinë të provonte ID.4, një model që së shpejti do të dalë në treg. /Albinfo.ch
https://www.youtube.com/watch?v=NNFxPqFthB4&feature=emb_title
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? Ata quhen “Sëpata e Zezë”, “Eiye Supreme” ose “Vikingët” – pra bandat nigeriane të krimit. Për... -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve












