Koronavirusi: çast pas çasti
Kishte filmuar veten pak para se të vdiste nga COVID-19, dalin pamjet
Yaşar Ünal, 62-vjeç nga Turqia, ka humbur jetën në spital ku po trajtohej kundër koronavirusit.
Ai kishte realizuar një video me telefon mobil para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensive, ku dëgjohet duke thënë “mos e sprovo askënd tjetër me këtë”.
I ndjeri ishte baba i dy fëmijëve dhe muajin e kaluar ishte pranuar në spital pasi kishte ankesa të mëdha për kollitje dhe temperaturë të lartë.
Unal pas marrjes së testit e kuptoi se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe pas përkeqësimit të gjendjes, ishte dërguar në qendrën e kujdesit intensiv.
Pas 12 ditëve trajtim, atë e intubuan, ku për pesë ditë luftoi me koronavirusin. Për fat të keq nuk e fitoi betejën dhe kështu më 10 shtator u shpall i vdekur.
E pasi u varros me prezencën e rrethit të ngushtë të familjes, ata mbetën të habitur kur mbushën telefonin e tij me energji elektrike, dhe pasi e ndezën gjetën një video që Unal e kishte filmuar para se të dërgohej në qendrën e kujdesit intensiv.
Ai u bënte thirrje të gjithëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos e kuptojnë si lojë infektimin me COVID-19, madje familjarët e tij e kanë shpërndarë videon me qëllim që të tjerët të shohin pasojat e koronavirusit. Ky mesazh ka përlotur të gjithë.
“Sot është dita ime e tretë në spital, jam shumë keq. Kam probleme me frymëmarrje dhe me tensionin e lartë të gjakut. Kollitja për asnjë moment nuk po më lëshon. I lutem zotit që askush të mos preket nga ky infeksion. Unë u bëra vonë, por mos u bëni ju. Dua të falënderoj të gjithë”, dëgjohet duke thënë i ndjeri.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













