Lajme
Austria përkrah Kosovën në liberalizimin e vizave
Ministrja Haradinaj Stublla sot është takuar në Vjenë në takim zyrtar me homologun e saj, ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg.
“Kisha një pritje të përzemërt sot në Vjenë nga ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë. Shpreha falënderimin tim për përkrahjen e madhe të Austrisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në integrimin e diasporës tonë këtu dhe në shkollimin e mijëra studentëve nga Kosova”, tha ministrja Haradinaj Stublla.
Haradinaj Stublla tha se ka biseduar me homologun austriak për procesin e liberalizimit të vizave, zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për Marrëveshjen e Uashingtonit.
“Z.Schallenberg më rikonfirmoi përkrahjen e shtuar të Austrisë në përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, për të na afruar edhe më shumë drejt integrimit tonë në Evropë, aty ku dhe e kemi vendin për nga vlerat dhe orientimi”, tha ministrja Haradinaj Stublla, e cila gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare në kryeqytetin austriak, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
LDK me tubim në Vjenë të Austrisë, marrin mbështetje nga bashkatdhetarët “Mbështetja që po marrim nga mërgata jonë është dëshmi se LDK-ja vazhdon të mbetet alternativa e... -
Zvicra po rritet më shpejt se pjesa më e madhe e Evropës -
Debati për “10 milionë banorë” në Zvicër: Kush po emigron realisht? -
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët














