Lajme
Pandemia stopon investimet në biznese
Rreth 800 mijë euro është vlera e mjeteve financiare që kishte planifikuar Armend Malazogu, pronar i kompanisë “Frutomania” të investojë në biznesin e këtij gjatë këtij viti. Por, këto investime, thotë ai, janë stopuar për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch
Kompania “Frutomania” që gjendet në komunën e Gjilanit, merret me prodhimin e lëngjeve nga frutat e shtrydhura. Kjo kompani ka arritur të mbulojë pothuajse tregun vendor dhe të depërtojë edhe në tregjet rajonale.
Malazogu, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon se gjatë vitit 2020 është planifikuar që 12 produkte të reja të hyjnë në tregun e Kosovës dhe të rajonit.
“Por, e gjithë ajo linjë për rritjen e zgjerimit të produkteve të përpunimit të frutave është stopuar për shkak të pandemisë dhe për shkak të kushteve të diktuara në treg. Gjithashtu, është paraparë të rritet edhe numri i stafit. Kemi planifikuar që në kompani gjatë vitit 2020 të investojmë nga 700 deri 800 mijë euro. Por, është shumë frikë dhe nuk mund të investojmë në këtë fazë”, tregon Malazogu.
Edhe kompania tjetër private “AB- Coating” nga komuna e Istogut, ka pasur në plan që të investojë gjysmë milioni euro.
Dardan Gashi, pronar i kësaj kompanie, e cila merret me përpunimin e metalit, tregon se në muajin qershor kishin në plan të investonin në makineri që mundëson zgjerimin e prodhimit. Por, ky plan është ndërprerë për shkak të sëmundjes COVID -19 që shkakton koronavirusi.
“Nga mesi i këtij viti, ka qenë në plan të investohet një linjë të re prodhimit, e cila kap shumën rreth gjysmë milioni euro. Me këtë linjë, do të zgjeronim tregun, normal (do të kishte) rritje të shitjes, por edhe fitimit. Por, u ndërpre për shkak të pandemisë. Nuk e kemi ndërmend të investojmë pasi nuk po dihet kur përfundon situata”.
“Në muajit e parë të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus, ne kemi qenë duke u interesuar për çmimin final të investimeve. Edhe kredinë në një nga bankat komerciale në Kosovë e kemi pezulluar për shkak të pandemisë”, thotë Gashi.
Sipas Odës Ekonomike të Kosovës, rreth një miliard euro janë humbjet e bizneseve nga muaji mars për shkak të përhapjes së pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Për t’i ndihmuar bizneset, Kosova deri më tani ka zbatuar Pakon emergjente fiskale, në vlerë të rreth 180 milionë eurove, në bazë të së cilës për muajin prill – maj, punëtorët e kompanive private kanë marrë nga 170 euro në muaj dhe me 50 për qind janë subvencionuar qiratë e bizneseve.
Por, Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim konkret që ndihmon direkt bizneset që kanë pësuar humbje për shkak të pandemisë.
Kuvendi i Kosovës për herë të dytë, më 17 shtator, ka dështuar të votojë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike COVID-19.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se procesi i investimeve në biznes sjell përfitime financiare për kompaninë, por nga to përfitojnë edhe konsumatorët dhe qytetarët pasi rrit shkallën e punësimit.
Shahini vlerëson se 50 për qind e bizneseve kanë ndërprerë investimet e tyre për shkak të situatës epidemiologjike në vend.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












