Lajme
Bie konsumimi i produkteve serbe në Kosovë
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Vesel Krasniqi, ka thënë se që nga marrja e detyrës së tij fokus të veçantë i ka kushtuar konsumatorit.
Ai ka thënë se janë çdo ditë në teren për të parë nga afër se çka po u servohet qytetarëve për konsum dhe nevoja të ndryshme.
“Në tregun tonë kanë qarkullu shumë mallara të cilat nuk kanë pas ndonjë deklaracion të mirë të shtetit nga vjen dhe që nga marrja e detyrës sime kemi pasur shumë inspektime të cilat kanë dhënë efekte positive. Kemi largu dhjetëra produkte nga tregu vendor dhe kemi nxjerë disa vendime që shkojnë në fokus të mbrojtjes së konsumatorit të vendit”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për televizionin publik, përcjell Albinfo.ch
Më tutje, ai ka thënë se në këtë linjë është edhe vendimi për ndalimin e përkohshëm të importit të vajit të palmës, sepse ka pasur plot produkte të cilët janë shitur me deklaracion se kanë përmbajtje të qumëshit dhe në fakt ato kanë pas vetëm përmabjtje të vajit të palmëss.
Krasniqi ka folur edhe për importimin e produkteve nga Serbia, duke thënë se statstikat flasin së ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia, gjithmonë duke i krahasuar me periudhat tjera vjetore.
Ministri që vjen nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se pandemia ka goditur çdo sektor në vendin tonë dhe njëri ndër ta është edhe gastronomia.
Ai thotë se po luan rolin e avokatit të bizneseve duke i mbështetur në kërkesat e tyre po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme, gjithmonë duke pasur parasysh shëndëtin e qytetarëve.
Krasniqi ka thënë se shpreson në kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike dhe kështu qytetarët dhe biznesët ta ndjejnë dorën e shtetit.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100













