Lajme
BQK: 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë
Kriza e pandemisë COVID-19 ka goditur edhe ekonominë e Kosovës. E për këtë shumë persona dhe biznese janë detyruar të parashtrojnë kërkesë në bankat e Kosovës për shtyrjen e pagesës së këstit të kredisë.
Zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se në periudhën mars, prill, maj dhe korrik janë parashtruar afër 78 mijë kërkesa për shtyrje të këstit të kredisë.
Ahmeti për KosovaPress ka thënë se nga 78 mijë kërkesa, janë aprovuar 70 mijë e 564 kërkesa.
“Nga 77,629 kërkesa të parashtruara për shtyrje të kësteve për periudhën mars-prill-maj-korrik, janë aprovuar 70,564 kërkesa, nga të cilat 57,443 për personat fizikë dhe 20,186 për personat juridikë”, tha Ahmeti.
Ndërsa në pyetjen, pas kësaj shtyrje të këstit të kredisë në tremujorin e parë, se sa ankesa janë pranuar për rritje të kamatës, Ahmeti ka thënë se janë 131 ankesa të cilat janë zgjedhur në favor të palëve.
“Ju informoj se divizioni i ankesave në BQK, deri më tani ka pranuar 746 ankesa, nga të cilat 131 janë zgjidhur në favor të palëve, të tjerat janë kryesisht ankesa për interesin e rregullt të përllogaritur e që rezulton të jenë me përgjigje negative për palët”, ka thënë ai.
Kujtojmë se Banka Qendrore e Kosovës së bashku me Shoqatën e Bankave të Kosovës kishin vendosur që bizneset dhe individët, të cilët për shkak të gjendjes së krijuar në vend dhe rënies së nivelit të të hyrave të tyre, t’u mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë nga data 16 mars 2020 deri me 30 prill 2020./KP
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit Tri Net Film Fest nis edicionin 2025. Salla e Neues Kino mirëpriti mbrëmë natën e parë... -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal. -
Trenat e natës: Sa të dobishëm janë dhe çfarë mund të ofrojnë? -
Kërkimet më të shpeshta në Google në Zvicër në vitin 2025












