Lajme
Mjekja shqiptare: Simptomat e Covid që nuk duhet të neglizhohen te fëmijët
Në një intervistë për Euronews Albania, mjekia pediatre Valbona Shahini foli rreth infektimeve me COVID-19 te fëmijët që, sipas saj, në muajt e fundit janë shtuar në masë.
Mjekia sqaroi se numri i fëmijëve të prekur nga virusi është shtuar ashtu siç ka ndodhur me gjithë popullatën në tërësi, edhe pse te fëmijët pasojat nuk kanë qenë aq të rënda.
Ajo apeloi se rastet kur fëmija është me temperaturë, nuk duhen neglizhuar asnjëherë. Pediatrja shtoi kollën apo dhimbjen e fytit si simptoma që nuk duhen lënë pa u konsultuar me mjekun.
“Ndonjë shfaqje e lehtë fare që mund të trajtohet si një rrufë e thjeshtë apo si një virozë e thjeshtë mbase kërkon edhe thjesht një këshillim nëpërmjet telefonit, por çdo situatë tjetër kërkon paraqitjen te mjeku pediatër apo mjeku i familjes”, tha Shahini.
Në fjalën e saj Valbona Shahini tha se të vetmet forma me të cilat mund të diferencojmë virusin e zakonshëm apo COVID-19 janë tamponi apo testimet e tjera laboratorike, ndërkohë që nënvizoi se simptomat janë komplet të njëjta.
“Në pjesën më të madhe nuk ka pasur komplikacione te fëmijët. Ka pasur disa raste sigurisht, por kanë qenë të pakta. Janë hospitalizuar, janë trajtuar goxha mirë në spital dhe përfundimet kanë qenë shumë të mira”, u shpreh Shahini.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












