Kosova
Personat që vijnë nga këto vende nuk mund të hyjnë në Kosovë pa test negativ për COVID-19
Shtetet si Italia, Kroacia, Polonia dhe Lihtenshtajni, i bashkohen listës së vendeve, shtetasit e të cilave nuk mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-Negativ, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
Deri më tani, pjesë e kësaj liste janë 20 shtete nga Bashkimi Evropian, të cilat kanë rrezik të lartë të infektimit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web-faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, kanë deklaruar nga Ministria.
Duke u bazuar në këtë listë, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit, janë: Spanja, Franca, Britania e Madhe, Italia, Holanda, Belgjika, Rumania, Polonia, Çekia, Portugalia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda dhe Lihtenshtajni.
Ndërkaq, të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Kujtojmë që situata më e rëndë me COVID-19 është në Çeki, Belgjikë e Holandë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik "Mjaft më me sistem dy-nivelësh në transportin publik" – kjo është kërkesa e një lëvizjeje aktiviste... -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë












