Kosova
Hoti: Nëse s’arrijmë marrëveshje me Serbinë, kthejmë reciprocitetin e plotë
Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë. Ai në interpelancën e sotme në Kuvend tha se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë marrëveshje.
E atëherë, siç tha Hoti, do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë.
“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë Kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”.
Hotit i reagoi sërish deputeti i PDK-së, Hoxhaj, i cili tha se nëse është e vërtetë miratimi i qarkores për mosaplikimin në organizata ndërkombëtare, është gabim i madh.
“Atë draft duhet anuluar, thirrni amerikanët, thonu atyre se e zbatojmë marrëveshjen e Uashingtonit, por kjo është shumë. Nuk mundet njëri të bëjë qarkore, munden ekipet të bëjnë që del me diçka të tillë, po është goxha e madhe”, tha ai.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













