Lajme
BB: Në Kosovë pritet rritje mesatare e ekonomisë nē vitin 2021
Rënia më e madhe në rajon është parashikuar në Malin e Zi, me 12.4 pë qind, në Kosovë me 8.8 për qind, në Shqipëri me 8.4 për qind, BeH me 3.2 për qind dhe Serbi me 3 për qind.
Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon që Maqedonia e Veriut ta përfundojë këtë vit me rënie të PBV-së prej 4.1 për qind, ndërsa për vitin 2021 dhe 2022 rritje prej 3.6%, gjegjësisht 3.5%.
Kjo sot u njoftua në prezantimin online të raportit të rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor numër 18.
“Pandemia COVID-19 preku fuqishëm Maqedoninë e Veriut, me kufizime të lëvizjes, me ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit dhe situatë të zgjatur të pafavorshme epidemiologjike, të cilat ndikojnë në perspektivat tashmë të pafavorshme ekonomike në vend. Si rezultat, vendi po përballet me recesionin më të thellë në dy dekadat e fundit, duke prekur të gjithë sektorët e ekonomisë, kështu që aktiviteti ekonomik parashikohet të bjerë me 4.1 për qind në vitin 2020”, tha Masimiliano Paoluçi, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend në prezantimin e raportit, shkruan Rtk, përcjell Albinfo.ch.
Sipas raportit, Maqedonia e Veriut nuk është vendi i vetëm i prekur, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një recesion, kështu që rritja rajonale parashikohet të bjerë me 4.8 për qind në vitin 2020, e cila është 1.7 pikë përqindje më e ulët se parashikimi i prillit.
Vala e dytë, më e fortë e pandemisë, e cila filloi në mes të qershorit, ka ngadalësuar rimëkëmbjen në rajon. Kufizimet e udhëtimit dhe masat sociale në distancë gjithashtu kanë kontribuar në ngadalësimin e rritjes në ato vende që janë më të varura nga turizmi, citohet në raport.
Rënia më e madhe në rajon është parashikuar në Malin e Zi me 12.4 pë qind, në Kosovë me 8.8 për qind, në Shqipëri me 8.4 për qind, BeH me 3.2 për qind dhe Serbi me 3 për qind.
Vitin e ardhshëm parashikohet rritje për të gjitha vendet, 6.9 për qind për Malin e Zi, 5 për qind për Shqipërinë, 3.7 për qind për Kosovën, 3 për qind për BeH dhe 2.9 për qind për Serbinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit














