Lajme
Vaksina gjermane kundër Covid-19 shkakton reagim imunitar efikas
Kompania gjermane e bioteknologjisë, “CureVac”, tha të premten se vaksina e saj e mundshme kundër koronavirusit e ka nxitur reagimin imunitar gjatë testimit paraklinik në kafshë.
E përkrahur nga Fondacioni “Bill & Melinda Gates”, kompania me seli në Tuebingen tha se vaksina, të cilën po e zhvillon, e njohur si “CVnCoV”, ka prodhuar antitrupa neutralizues dhe i ka aktivizuar qelizat T, që janë lloj limfocitesh, në minj.
Kompania “CureVac” është duke e përdorur qasjen e ARN-së, të cilën janë duke e përdorur edhe kompanitë “BioNTeh”, “Pfizer” dhe “Moderna”, të cilat janë duke i testuar vaksinat në njerëz, shkruan The Guardian.
Firma gjermane gjithashtu tha se vaksina e saj e ka ulur nivelin e virusit të riprodhueshëm në traktin e sipër të frymëmarrjes dhe i ka mbrojtur mushkëritë e minjve, kur ata iu ekspozuan një virusi të gjallë.
“Të dhënat paraklinike, të publikuara sot, tregojnë se vaksina jonë e mundshme kundër Covid-19 e ka potencialin për të nxitur një reagim imunitar efikas dhe të baraspeshuar, që e imiton mbrojtjen natyrale imunitare dhe që ofron mbrojtje të mushkërive në një model përkatës sfidues”, tha zyrtarja e kësaj kompanie, Mariola Fotin-Mleczek.
Pas këtij njoftimi, vlera e aksioneve të kësaj kompanie u rrit menjëherë për 7.8 për qind.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë Tirana është renditur në qytetin e dytë më të shtrenjtë në Evropë, teksa një familje, me... -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë












