Lajme
Qeveria gjermane parashikon ulje prej 5.5% të prodhimit
Qeveria gjermane do të rishikojë parashikimin e saj për rritjen e produktit të brendshëm (PBB) për vitin 2020, kur të paraqesë një azhurnim të vlerësimeve të saj këtë javë, tha për Reuters të hënën një burim i njohur.
Qeveria tani pret që PBB të tkurret për 5.5% në vitin 2020 krahasuar me një vlerësim të mëparshëm për një rënie prej 5.8%, tha burimi.
Kjo do të thotë se recesioni i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit do të jetë pak më i butë se humbja e prodhimit të shkaktuar nga kriza financiare globale më 2009 kur PBB ra me një rekord 5.7%.
Ministria e Ekonomisë nuk pranoi të komentojë dhe tha se ministri i Ekonomisë, Peter Altmaier, do të paraqiste parashikimin të mërkurën.
Ekonomia gjermane u tkurr me 9.7% në tremujorin e dytë, ndërsa shpenzimet e familjeve, investimet e ndërmarrjeve dhe tregtia u shembën në kulmin e pandemisë. Një lehtësim i masave të bllokimit, shoqëruar me një grup të paparë të paketave të shpëtimit dhe stimulimit, çoi në një rimëkëmbje të fuqishme në tremujorin e tretë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












