Shqipëria
Viti 2020 dëshmoi që Shqipëria është e fortë në turizëm
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, u shpreh se sezoni turistik i këtij viti solli mbështetje për ekonominë, megjithëse në kushtet e vështira që krijoi situata e Covid-19.
Gjatë një interviste televizive, Klosi tha se “turizmi, biznesi i bregdetit prodhoi tregues pozitivë. Kjo verë ishte një mundësi e artë për të promovuar Shqipërinë në kushtet e kufizimit të lëvizjes jashtë vendit. Shqipëria u eksplorua në shumë drejtime, në atë të turizmit malor, kulturor, historik e më gjerë”.
“Shpresojmë që verën e vitit që vjen me ofertën turistike shqiptare dhe hapjen e tregut të krijojmë një treg të ri turistik rajonal. Kemi objektiv që deti shqiptar, si i vetmi det për shqiptarinë, ta afrojmë për vendet e rajonit”, u shpreh ai.
Sipas Klosit, këtë vit Shqipëria pati fluks të shtuar nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja etj. dhe ia doli të hapte një treg të ri turistik në kushtet e situatës së vështirë.
Klosi tha se investimet në infrastrukturën rrugore do të sjellin një bum turistik për Shqipërinë nga vendet e rajonit.
“Edhe pse patëm turizëm të kufizuar, në fund të korrikut e deri në fund të shtatorit bregdeti shqiptar ka qenë i mbushur konsiderueshëm. Të gjitha strukturat hoteliere kanë qenë me kapacitet të plotë të hapura dhe në punë duke ruajtur standardet e shërbimit”, tha ai.
Sipas ministrit, edhe tani në fund të tetorit fundjavat janë të populluara.
“Kemi turistë shqiptarë që lëvizin nëpër Shqipëri. Hotelet 100 % të okupuara. Ne kemi lëvizje të brendshme favorizuar nga moti. Në qershor Shqipëria ishte vendi i parë në Europë që priti çarterin e parë. ndërsa vijuan çartera nga vende të ndryshme. Shqipëria është destinacion turistik 12-mujor. Do të kërkojmë vitin tjetër që sezoni turistik të jetë 12- mujor, ndryshe nga ç’është tani deri më 15 nëntor”, u shpreh Klosi.
“2020 dëshmoi se Shqipëria është e fortë në turizëm. Në hotele po investohet fuqishëm. Jemi të krahasueshëm me vendet e rajonit për sa i takon turizmit. Qeveria me masat që mori i dha shpresë dhe kurajo biznesit të turizmit. Ndërsa u dhanë një numër i konsiderueshëm lejesh për investime në këtë sektor. Jemi në 1/4 e potencialit të shfrytëzuar turistik”, deklaroi Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zhduket pa gjurmë 26-vjeçarja në Alpet e Bernës, familja në ankth apelon publikisht: “Vazhdoni ta kërkoni Abrarin!” Studentja e mjekësisë u zhduk para 10 ditësh në Alpet e Bernës. Familja e saj lutet:... -
Studimi në Zvicër: Testet e vozitjes për të moshuarit mbi 75 vjeç nuk janë të besueshme -
Pse Zvicra u bë kaq e pasur -
Gratë mbi 50 vjeç po nënvlerësohen në tregun e punës në Zvicër -
Cilët sektorë preken nga iniciativa kundër emigracionit












