Kosova
Këta janë sektorët që u prekën më shumë nga pandemia
Kriza e pandemisë në Kosovë ka rënduar pothuajse të gjithë sektorët e prodhimit në vend.
E sektorët që u prekën më së shumti për nga të hyrat e aktiviteteve ekonomike nga rënia e shpenzimit në tremujorin e dytë të 2020-s ishin: ndërtimi me -47.08%, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor -24.4 për qind, aktivitetet profesionale dhe administrative -16.39 për qind, aktivitetet financiare dhe të sigurimit -6.71 për qind dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi -1.74 për qind.
Kjo e dhënë del nga studimi i Institutit GAP mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës, gjatë këtyre muajve përballje me të.
Ndërkaq, rritje reale të të hyrave kanë shënuar aktivitetet si: industria nxjerrëse, ajo përpunuese, energjia elektrike dhe furnizimi me ujë me 19.8 për qind, informacioni dhe komunikacioni 29.6%, si dhe administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia me 4.73 për qind.
Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), gjatë gjatshtëmujorit të parë të këtij viti u deklaruan rreth 584 milionë euro ose 11 për qind më pak të hyra se në periudhën e njëtë të vitit paraprak. Nga kjo shumë, më së shumti ndikim pati rënia e qarkullimit të aktiviteteve të tregtisë dhe riparimit të mjeteve motorike me minus 241.5 milionë më pak të hyra, ndërtimtaria me -77.2 milionë, transporti dhe magazinimi me -72 milionë, industria përpunuese me -54.2 milionë më pak të hyra. Rënia e qarkullimit të bizneseve ka ndikuar edhe në të hyrat tatimore sipas GAP-it.
Performanca e dobët e industrive në gjashtëmujorin e parë ndërlidhet më së shumti me mbylljen e ekonomisë për më shumë se dy muaj, e më pas hapja graduale e disa industrive deri në muajin qershor. Hapja e bizneseve në mënyrë jo të sinkronizuar ka paraqitur pengesa në realizimin e të hyrave optimale, marrë parasysh zinxhirin e furnizimit, ku prodhimi i një industrie mund të jetë lëndë e parë për industrinë tjetër.
Në këtë situatë ekonomike, disa industri do të pësojnë më shumë se sa të tjerat, vlerësojnë nga GAP-i. Në këtë kategori bëjnë pjesë industria e ndërtimit, patundshmërisë, arteve, argëtimit dhe rekreacionit.
“Kjo për faktin se qarkullimi i industrive në Kosovë realizohet në formë ciklike ku secila industri në periudha të ndryshme të vitit realizon të hyrat më të larta. Industritë që normalisht realizojnë pikun e të hyrave gjatë tremujorit të dytë, këtë vit do ta kenë më të vështirë rikuperimin e humbjeve sepse periudha më e rëndësishme e vitit i gjeti pothuajse tërësisht të mbyllura”, thuhet në raport.
Gjatë muajve prill-qershor 2020, industria e ndërtimit deklaroi 37 për qind më pak të hyra, aktivitetet e patundshmërisë -40 për qind, ndërsa industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit -85 për qind më pak se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar.
Këto janë të hyra të humbura që nuk mund të rikuperohen lehtë brenda vitit sepse piku i këtyre industrive ka kaluar. Prandaj vonesat në implementimin e masave mbështetëse nga qeveria dhe Banka Qendrore mund të rrezikojnë edhe të hyrat e industrive të tjera gjatë muajve të ardhshëm të vitit, thonë tutje nga GAP-i.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%














