Kosova
Hoti: Situata Covid është nën kontroll, jemi më mirë se rajoni dhe Evropa
Pas rasteve të shumta që u raportuan dje me Covid, ka reaguar edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se vetëm duke u respektuar masat mund ta vëmë në kontroll këtë valë të dytë të virusit.
Gjihashtu ai në postim ka përmendur se numri i testimeve po rritet, e bashkë me të edhe numri i rasteve, mirëpo që sipas tij Kosova vazhdon ta ketë situatën nën kontroll.
Postimi i plotë:
Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë!
Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.
Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.
Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.
Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit 740 projekte ndërtimi në Cyrih, qyteti publikon listën e punimeve... -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit













