Koronavirusi: çast pas çasti
Italia me orë policore
Dispozitat do të nisin zbatimin nga e enjtja deri më 3 dhjetor
Qeveria italiane njoftoi një sërë masash të reja antiCOVID-19, duke përfshirë një shtetrrethim në të gjithë vendin dhe rregulla më të rrepta për rajonet me norma të larta infektimi.
Krahas një shtetrrethimi nga ora 22:00 deri në 05:00, kufizimet e reja në mbarë vendin përfshijnë mbylljen e muzeve, mësimin në internet për studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve dhe numër të reduktuar të pasagjerëve në transportin publik.
Dekreti i nënshkruar nga kryeministri Giuseppe Conte parashikon edhe masa shtesë për rajonet e shënuara me “portokalli” dhe “të kuqe”, ku rreziku i infektimit është më i lartë, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Në rajonet “portokalli”, baret dhe restorantet do të mbyllen dhe banorët nuk do të lejohen të hyjnë ose të largohen nga kjo zonë ose të udhëtojnë midis qyteteve që janë në zona “portokalli”. Përjashtime do të bëhen për arsye pune ose me rëndësi thelbësore.
Në rajonet “e kuqe”, përveç këtyre masave, do të mbyllen edhe të gjitha dyqanet, përveç atyre që shesin ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera të domosdoshme. Mësimi në distancë do të shtrihet për të përfshirë dy klasat para shkollës së mesme.
Dispozitat do të nisin zbatimin nga e enjtja deri më 3 dhjetor.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi “Para se ta përfundoja karrierën, po mendoja si të vazhdoja të jepja një lloj kontributi për... -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën”
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih












