Shqipëria
Vendet skeptike që nuk i dhanë dritë jeshile Shqipërisë drejt BE-së
Shqipëria sërish nuk bindi për herë të 7-të BE-në për hapjen e negociatave për anëtarësim. Pas mbledhjes online të ministrave për Europën të vendeve të BE-së ditën e djeshme, tashmë nuk ka më shpresë që Shqipëria të marrë një dritë jeshile në samitin e ditës së enjte dhe të premte për çeljen e negociatave, përcjell albinfo.ch.
Edhe për Maqedoninë e Veriut kjo shënon herën e shtatë që Shqipëria refuzohet të nisë negociatat me BE-në për integrimin, qëkur vendi ynë është bërë vend me statusin kandidat. Në fakt, edhe këtë dhjetor shpresat nuk ishin të shumta, pasi situata u kuptua që në muajin tetor kur Parlamenti holandez, pas një diskutimi të brendshëm, vendosi që nuk do të votonte pro nisjes së negociatave me Shqipërinë.
Përmes një postimi në “Twitter”, deputeti Pieter Omzigt shkroi në tetor se qëndrimi i Holandës është diktuar nga ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe vakancat në Gjykatën e Lartë.
“Sapo patëm një debat në Parlamentin holandez. Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe Reformën Zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme’”, u shpreh Pieter Omtzigt, reporter për Shqipërinë në Parlamentin holandez.
Duhet theksaur se përpos Holandës, vende skeptike ndaj Shqipërisë se nuk ka bërë përparime të duhura janë edhe Danimarka, Franca e Spanja. Por teksa Holanda e shprehu qartë se shkak për të mos dhënë votën pro çeljes së negociatave është mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri dhe Reforma Zgjedhore e njëanshme, Kryeministri Rama në deklaratat publike është shprehur se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë, por që vendet e BE-së përdorin çështjen e zgjerimit për politikën e tyre të brendshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C















