Kosova
Nga ora 15:00 mund të aplikoni për tërheqjen e 10% nga Trusti
Është bërë e ditur se sot nga ora 15:00 hapet sistemi për aplikimin online për tërheqjen e 10-përqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale dhe aplikimi bëhet përmes ueb-faqes Trusti10.org, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Avdullah Hoti ditë më parë pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike takoi përfaqësuesit e Trustit dhe Bankës Qendrore të Kosovës për të diskutuar rreth zbatimit të këtij ligji.
“E falënderoj Trustin dhe BQK-në për kryerjen e të gjitha procedurave, në mënyrë që qytetarët shumë shpejt të fillojnë procedurën e aplikimit për tërheqjen e këtyre fondeve. Nga informatat që morëm është hapur edhe ueb-faqja. Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve”, tha kreu i ekzekutivit.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të premten e kaluar kanë votuar në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Pas miratimit, ky ligji është dekretuar nga Zyra e Presidencës dhe ka hyrë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare.
Qeveria e Kosovës me ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, parasheh kompensimin e mjeteve të tërhequra në vlerë nën 10 mijë euro.
Nenit 7 të këtij Ligji i shtohet paragrafi “Përjashtimisht, me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, pjesëmarrësit mund t’i tërheqin dhjete për qind (10%) të kursimeve të tyre pensionale në FKPK, në përputhje me nenin 12A të këtij Ligji. Mjetet e tërhequra nga pjesëmarrësit sipas këtij neni, e të cilët kanë kursime deri në nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë euro (9,999.00 euro) kompensohen në formë rimburësimi, duke filluar nga viti 2023, sipas formulës dhe metodologjisë se rimburësimit që vendoset me vendim te Qeverisë së Republikës së Kosovës, në konsultim me Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, brenda afatit prej gjashte (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij Ligji”.
Sipas këtij ndryshimi, pjesëmarrësit aplikojnë në formë elektronike pranë FKPK-së brenda katër muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji.
“Pagesa e mjeteve të aprovuara bëhet në bazë të numrit, çmimit dhe vlerës se njësive që ka çdo aplikant në Llogarinë e tij personale në FKPK në ditën e aplikimit, përfshirë këtu ndryshimet eventuale në çmimin e njësisë deri në datën e pagesës. Mjetet e tërhequra sipas këtij neni, janë të përjashtuara nga Tatimi në të Ardhurat Personale”, thuhet në Ligj,.
Fondi Pensional i Kosovës kohë më parë kishte publikuar të dhënat sesa është vlera që qytetarët i kanë në llogaritë e tyre.
Sipas Trustit, rreth 213 mijë kontribut pagues kanë deri në 1,000 euro në llogaritë e tyre, apo 33 për qind e tyre. Po ashtu, deri 5,000 euro kanë 30 për qind e kontributpaguesve, apo rreth 195 mijë qytetarë.
Deri në 100 euro në llogaritë e tyre në Trust i kanë 105 mijë qytetarë.
Nga numri total i kontribuueseve në Trust, 12 për qind e tyre kanë deri 10 mijë euro.
Deri në 20 mijë euro në llogari kanë mbi 40 mijë qytetarë ose 6 për qind, kurse mbi këtë vlerë janë rreth 13 mijë qytetarë apo vetëm 2 për qind e kontribuueseve. Pra, vetëm 8 për qind e kontribuuesve kanë mbi 10 mijë euro në llogaritë e tyre.
Aktualisht sipas Trustit numri i përgjithshëm i kontribuueseve është 639,264.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër Rrëfimi prekës për jetën e punëtorëve sezonalë nga Kosova është përzgjedhur ndër nëntë punimet më të... -
Zvicër
100 kuriozitete për Zvicrën, një nga vendet më të zhvilluara dhe më të veçanta në botë -
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025













