Lajme
Euro dhe dollari, në nivelin më të ulët që nga marsi 2014
Informacionet e fundit tregojnë se euro dhe dollari kanë shënuar tendencë rënëse gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, ku më e fortë ishte tkurrja e monedhës së gjelbër, përcjell albinfo.ch.
Referuar kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 123.61 lekë, duke u ulur me 0.02 lekë në krahasim me ditën e mëparshme, duke zbritur në nivelin më të ulët që prej fillimit të muajit gusht. Euro është e dobët prej disa javësh në tregun vendas, ndonëse në tregjet ndërkombëtar ajo po këmbehet afër nivelit më të lartë në dy vjet e gjysmë kundrejt dollarit.
Euro në bursa arriti afër 1.22 dollarë, duke u rritur me 0.35%, niveli më i lartë që nga prilli 2018, pas shpresave për stimuj të mëtejshëm dhe programi shtesë të blerjeve të obligacioneve të Rezervës federale të SHBA-së.
Në tregun e brendshëm euro shënoi ulje të lehtë. Ndërsa nënçmimi i dollarit, për shkak të mosrritjes së euros, ishte edhe më i fortë në tregun e brendshëm, duke zbritur në 131.36 lekë, me rënie prej 0.39 lekësh, niveli më i ulët nga marsi 2014.
Thuhet se dobësia e monedhës së përbashkët dhe dollarit lidhet me faktin që tregu nuk po arrin të tërheqë valutat, ndërsa oferta për to mbetet e larta dhe kërkesa është e ulët.
Burime nga Banka e Shqipërisë pohojnë se këto kohë nuk ka pasur as veprime nga Ministria e Financave për shitjen e eurove dhe faktorët që kanë ndikuar lidhen me kërkesë ofertën në tregun e brendshëm.
Për shkak të krizës ekonomike të krijuar nga pandemia kërkesa për valutë mbetet e ulët. Në kahun tjetër, këtë vit nuk ka as prenotime për pushime jashtë vendit, duke qenë një tjetër faktor që ka ndryshuar kërkesën.
Sezonalisht fundi i vitit shoqërohej me një rënie të valutave, për shkak të rritjes së prurjeve të emigrantëve, por këtë vit ky faktor është i dobët, teksa Italia dhe Greqia ardhjet e emigrantëve janë të kufizuara për shkak të kufizimeve nga pandemia./ Monitor
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













