Kosova
Njoftimi zyrtar: 42 të lënduar, 13 në gjendje më të rëndë
13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK
42 të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm sot në njërin nga restaurantet në Ferizaj, me ç’rast 13 prej të lënduarve në gjendje më të rëndë janë transferuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, thuhet në njoftimin e Komunës së Ferizajt.
Menjëherë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shoqëruar edhe nga drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi, drejtorin rajonal të Policisë, Emin Beqiri, vizitoi të lënduarit në QKMF dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt.
Gjithashtu, ekipet e mjekëve dhe infermierëve, bashkë me policinë e njësinë e zjarrfikjes kanë reaguar menjëherë përkitazi me këtë rast, përcjell albinfo.ch.
Nga raportimi i fundit, 42 është numri aktual i të lënduarve, nga shpërthimi që dyshohet se ndodhi nga shpërthimi i bombolës së gazit në njërin nga restaurantet e Ferizajt.
“Të tmerrshme, pamjet nga shpërthimi i fuqishëm i pasdites së sotme në njërin nga restaurantet në kompleksin “Village” në Ferizaj. Ekipet emergjente komunale, si zjarrfikësit, ekipet e emergjencës shëndetësore, policia dhe kompetentët tjerë dolën menjëherë në vendngjarje.
Uroj të mos shënohet asnjë viktimë e gjithashtu gjatë vizitës që i bëra, i urova shërim të shpejt gjithë të lënduarve. Faleminderit mjekëve dhe infermierëve të QKMF-së dhe Spitalit të Përgjithshëm që me përpjekje mbinjerëzore po japin gjithçka nga vetja për ta mbrojtur shëndetin e të lënduarve”, ka shkruar Agim Aliu në rrjetet sociale.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













