Lajme
Kthehet siguria në Kapitol, pritet të vazhdojë certifikimi
Sipas NBC, një grua që u qëllua në Kapitol, ka vdekur. Një zëdhënëse e policisë ka konfirmuar vdekjen e gruas për agjencinë gjermane të shtypit
Pas shpërthimit të dhunës në Kapitol (ndërtesa e Parlamentit) në Uashington, nga ora 18 sipas kohës lokale ka hyrë në fuqi ora policore. Masa e urdhëruar nga kryebashkiaku Muriel Bowser për të frenuar protestat zbatohet deri të enjten në orën 6:00 të mëngjesit.
Sipas NBC, një grua që u qëllua në Kapitol, ka vdekur. Një zëdhënëse e policisë ka konfirmuar vdekjen e gruas për agjencinë gjermane të shtypit të mërkurën në mbrëmje (koha lokale), transmeton albinfo.ch. Rrethanat e sakta vrasjes janë ende të paqarta.
Rreth orës 23:45 ndërtesa e Parlamentit në Uashington (Capitol i SHBA) është siguruar përsëri. Agjencia e lajmeve AP ka dhënë këtë njoftim të mërkurën, duke cituar zyrtarë të kompetentë.
Kongresi amerikan synon të vazhdojë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, proces që filloi më herët të mërkurën në mbrëmje (me kohën lokale), përcjell albinfo.ch.
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së (kongresit), demokratja Nancy Pelosi, njoftoi se ishte vendosur të vazhdohej me takimin sapo të pastrohej ambienti i Kongresit.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar tashmë një rritje të ndjeshme të çmimeve të karburantit... -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh -
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit












