Lajme
Këto janë gjobat e reja për shkeljen e masave Anti Covid në Zvicër
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë një listë me rregullat konkrete dhe dënimet përkatëse në rast të shkeljes së tyre
Çfarë ndodh nëse nuk keni rezultat negativ testi kur hyni në Zvicër? Cilat dënime parashikohen në një rast të tillë ose të ngjashëm? Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë një listë me rregullat konkrete dhe dënimet përkatëse në rast të shkeljes së tyre, shkruan albinfo.ch.
Njerëzit të cilët nuk sjellin rezultat negativ të testit kur hyjnë në Zvicër kërkohet ta bëjnë këtë test menjëherë pas hyrjes në vend dhe në konsultim me autoritetin përgjegjës kantonal.
Testin për SARS-CoV-2do ta bëjnë me shpenzimet e tyre pra do të bëjnë një test PCR ose test të ashtuquajtur “të shpejtë”.
Të gjithë ata që me vendimin e ri janë të detyruar të paraqesin testin negativ PCR gjatë hyrjes në Zvicër, por nuk e bëjnë këtë, mund të dënohen me gjobë prej 200 frangash, transmeton albinfo.ch.
Këshilli Federal gjithashtu ka vendosur rregulla mbi shkeljet e rregulloreve shëndetësore.
Çfarë saktësisht ndryshon në këtë fushë?
Këshilli Federal ka vendosur që takimet në hapësirat publike që tejkalojnë numrin maksimal të lejuar të dënohen me gjobë. Kjo dispozitë ka qenë në fuqi që nga marsi në qershor të vitit të kaluar, në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, vetëm shkeljet e qëllimshme, sanksionohen.
Sa të larta janë gjobat?
– Shkelja e detyrimit për vënie të maskës gjobitet me 100 franga
– Pjesëmarrja në aktivitete të paligjshme: 100 franga
– Shkelje e qëllimshme e ndalimit të tubimeve të më shumë se pesë personave: 50 franga
– Shkelja e detyrimit që mysafirët e hotelit të ulen në bare dhe restorante: 100 franga
– Mungesa e testit me rezultat negativ kur hyni në Zvicër: 200 franga
– Mungesa e të dhënave të kontaktit ose pasaktësia e tyre kur hyni në Zvicër: 100 franga
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026













